Rumania ka ngritur avionët luftarakë në përgjigje të një bombardimi rus me raketa dhe dronë të Ukrainës shumë afër vendit anëtar të NATO-s. Sulmet ruse në Ukrainë shpesh kanë cuar në dronë që lëvizin pranë ose brenda Rumanisë, e cila kufizohet me Ukrainën, duke e vënë vendin në gatishmëri të lartë dhe duke vënë në provë vendosmërinë e premtimit të mbrojtjes kolektive të NATO-s. Në incidentin e fundit, Ministria rumune e Mbrojtjes tha të mërkurën se dy avionë F-16 u ngritën në fluturim pasi dronë rusë kishin sulmuar objektiva civile dhe infrastrukturore në Ukrainë, pranë kufirit të saj lumor në Qarkun Tulcea.