Top News/ NATO në luftë kundër Rusisë…Nuk ka alarm në Bruksel, BE dhe Aleanca duken ‘të qetë’
14/09/2024 14:24

Kërcënimet e fundit të presidentit rus, Vladimir Putin ndaj NATO-s nuk kanë ndezur kambanat e alarmit në Bruksel, shkruan të shtunën Dojce Velle duke cituar Putinin që tha më herët se nëse shtetet e aleancës lejojnë Ukrainën të përdorë raketa perëndimore në territorin rus, atëherë NATO do të ishte në luftë me Rusinë. Një përgjigje nga NATO lidhur me këtë deklaratë, nuk pati të premten, thotë Dojce Velle. Sekretari i Përgjithshëm në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar vazhdimisht se NATO si organizatë nuk do të marrë pjesë aktive në mbrojtjen e Ukrainës kundër agresorit rus. NATO ka dy detyra, tha Sekretari i Përgjithshëm gjatë një vizite në Uashington në qershor: "Njëra është të mbështesë Ukrainën. Tjetra, të parandalojë që konflikti të përshkallëzohet në një konflikt gjithëpërfshirës midis Rusisë dhe NATO-s në Evropë". NATO mbetet një aleancë mbrojtëse, tha Stoltenberg, dhe sulmuesi është Rusia. Kreu i shtetit rus, Vladimir Putin i tha gazetarëve të enjten se ai do t'i përgjigjej në përputhje me rrethanat kërcënimeve nga NATO. Por ai e la të hapur se çfarë donte të thoshte me këtë. Presidenti rus ka bërë disa herë deklarata të tilla. Madje të besuarit e tij në parlamentin rus kërcënuan, se do të përdornin edhe armë bërthamore.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57