Top News/ NATO ndez alarmin: Rusia, luftë në Ballkan! Stoltenberg sot në Kosovë, tur edhe në rajon
20/11/2023 11:52

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbërrin sot në Kosovë, në kuadër të një turi në disa shtete të rajonit, ku shefi i aleancës ushtarake perëndimore do të zhvillojë takime në krerët e shteteve. Sipas agjendës, në Kosovë shefi i NATO-s do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe me komandantin e misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash. Vizita e Stoltenberg në Kosovë vjen në kohën e tensioneve, por edhe paralajmërimeve për konflikte të mundshme. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta pas një sulmi të armatosur në veri të Kosovës nga një grup i armatosur serbësh. Po ashtu, komuniteti ndërkombëtar së fundi ka shpeshtuar thirrjet që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe e Serbia të njohë de facto pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, pesë ditë para vizitës së Stoltenbergut në Kosovë, Ukraina ka paralajmëruar se Rusia po synon të nxisë një konflikt në Ballkanin Perëndimor. Për çështjen e fundit, Bashkimi Evropian është pajtuar me presidentin Volodymyr Zelensky, ndërkaq nga Departamenti amerikan i Shtetitka thënë se ndikimi malinj rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor pengon rrugën e shteteve drejt integrimeve euroatlantike. DASH u shpreh se pikërisht ky ndikim tregon urgjencën e punës që po bën Uashingtoni për të luftuar ndikimin rus.

Top News – Greqia nis operacionin ‘fshesa’. Athina, plan për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
21/02 11:35
Top News- Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj/ Ishin të lidhur me organizatat terroriste
20/02 19:37
Top Channel/ Vuçiç: Ushtria e Kosovës, më e fortë se ajo e Malit të Zi dhe Maqedonisë!
20/02 15:16
Top News- Institucionet serbe në veri/ BE kërkon dialog për drejtuesit e arsimit dhe shëndetësisë
18/02 16:38
Top News- ‘Lista, problemi i serbëve’/ Nenad Rashiç: Politika që po dëmtojnë qytetarët
18/02 16:37
Top News- Militantët e Vuçiç dhunojnë studentët/ Përplasjet në protestën e organizuar në Novi Sad
17/02 14:38
Top News – Tërbohen lumenjtë, qindra të evakuuar / Maqedonia e Veriut nën ujë, përmbytje të mëdha
17/02 11:46
Top News – SPAK edhe në Maqedoninë e Veriut. BDI, platformë kundër korrupsionit të Mickoskit
16/02 13:04
Top News – ‘Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së’. Parlamenti zvicerian dorëzon rezolutë në Hagë
16/02 11:24
Top News- SHBA kërkon ‘rekrutimin’ e Beogradit: Të përkushtuar për forcimin e lidhjeve me Serbinë
16/02 11:19
Top News- ‘Radoiçiç të japë llogari’/ Ambasadori britanik: Të zbardhet sulmi në Banjskë
13/02 15:08
Top News – Vuçiç ‘blindon’ pushtetin me ligje. BE shqyrton pezullimin e 1.6 mld eurove fonde
13/02 13:07
Top News- Haradinaj largohet nga drejtimi i AAK, jep arsyet e dorëheqjes nga partia
12/02 21:34
Top News- RMV investon në armatim/ Blen 42 automjete luftarake Stryker nga SHBA-të
12/02 19:30
Top News- BE mirëpret qeverinë e re/ Brukseli kërkon rikthimin e dialogut me Serbinë
12/02 12:08
Top News- Dy grupe shqiptarësh terrorizojnë Athinën, sherr me thika në qendër të kryeqytetit grek
11/02 21:40
Top News- Mblidhen shefat e ushtrisë / Shqipëria, Kosova e Kroacia koordinojnë sigurinë
11/02 15:18
Top News- ‘NATO s’e lëshon Ballkanin/ Aleanca: Rajon me rëndësi të lartë strategjike
11/02 12:05
Top News – Mitsotakis shkon tek Erdogan. Kryeministri grek në Ankara mes rivalitetit e miqësisë
11/02 11:25
Top News- BE i përvishet Serbisë për arrestimin e veteranit të UÇK: Po bën shkelje
09/02 17:43
DIGITALB DIGITALB