NATO ka diskutuar në Bruksel mbi çështjen e sigurimit të pajisjeve ushtarake për Ukrainën. Sfida në vetëvete për NATO-n në këtë luftë ka qenë se si t’i jepte Ukrainës mbështetje të mjaftueshme ushtarake, por pa u përfshirë vetë në konflikt me Rusinë. Ndërkohë qeveria ukrainase ka qenë e qartë me kërkesat për ndihmë. Ukraina kërkon tanke, avionë luftarakë, dronë dhe sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore raketore. Por rreziku për përshkallzimin e situatës, e ka penguar Naton për të përmbushë këto kërkesa.