Kryeministri Edi Rama merr pjesë në samitin e tetë të Komunitetit Politik Europian, ku në fjalën hyrëse tha se nisma e komunitetit politik është një tjetër mundësi për vendet kandidate për anëtarësim në BE që të shpalosin shqetësimet e tyre. “Samiti i Komunitetit Politik Europian është një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës”, tha Rama.