Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg vijon turin e tij në Ballkanin Perëndimor, teksa paraditen e të martës mbërriti në Serbi, ku takoi presidentin Aleksandër Vuçiç. Negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, ishin temat kryesore të bisedës mes kreut të aleancës Euro-Atlantike dhe presidentit serb.