Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, NATO, tha se nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare nga Kosova për shtimin e numrit të trupave në misionin e saj, KFOR. Një zyrtar i NATO-s tha për radion Evropa e Lirë se KFOR-i aktualisht ka kapacitetet e nevojshme për të ofruar siguri dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët, bazuar në mandatin që ka.