Një operacion i pazakontë rus në ujërat pranë arkipelagut norvegjez të Svalbardit ka ngritur shqetësime të reja për sigurinë e infrastrukturës kritike nënujore në Evropë. Sipas Reuters, duke cituar burime perëndimore të sigurisë, nëndetëse speciale ruse dyshohet se kanë zhvilluar këtë pranverë stërvitje që lidhen me sabotimin e kabllove të komunikimit në det të thellë. Operacioni është vëzhguar nga Norvegjia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ndërsa forcat e NATO-s kanë gjurmuar lëvizjet e mjeteve ruse, të cilat më pas janë tërhequr nga zona.