NATO kritikoi Presidentin Vladimir Putin lidhur me atë që e quajti retorikë “të rrezikshme dhe të papëgjegjshme” bërthamore, një ditë pasi udhëheqësi rus tha se ka në plan të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi. Presidenti Putin e krahasoi manovrën e tij me vendosjen e armëve amerikane në Evropë, ndërsa këmbënguli se Rusia nuk do të shkelte premtimet e saj për mospërhapjen e armëve bërthamore. Edhe pse jo i papritur, plani është një nga sinjalet më të qarta bërthamore të Moskës që nga fillimi i agresionit të Kremlinit ndaj Ukrainës.