Zyrtarët e NATO-s kanë vënë në dyshim pohimin e tre vendeve, Republikës Çeke, Sllovenisë dhe Shqipërisë, se kanë përmbushur objektivin e vjetër të aleancës për shpenzimin e 2 për qind të produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen dhe u kanë kërkuar atyre të rishikojnë dhe të riparaqesin shifrat e tyre, shkruan agjencia e lajmeve reuters. "Për ne, sfida është të sigurohemi që aleatët të mbeten në rrugën e besueshme drejt angazhimit prej 3.5%, nëse vazhdoni me 2%, atëherë nuk jeni në rrugën e besueshme", tha një zyrtar i lartë i aleancës për Reuters.