Top News – NATO dhe BE, bashkë kundër Rusisë / Firmoset marrëveshja për bashkëpunim strategjik
10/01/2023 15:02

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nënshkroi deklaratën e përbashkët për bashkëpunim strategjik me Bashkimin Evropian. Kjo deklaratë, që u nënshkrua të martën në selinë e aleancës në Bruksel, synon “ngritjen në një nivel më të lartë” të raporteve të këtyre dy institucioneve. Deklarata u nënshkrua nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Stoltenberg tha se deklarata e tretë e NATO-s dhe BE-së për bashkëpunim strategjik, është më e rëndësishme se kurrë më parë, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet aleanca ushtarake perëndimore, vecanërisht pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Shefi i NATO-s bëri thirrje që të ruhet uniteti i botës së lirë demokratike karshi kërcënimeve të Moskës. “Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deshi ta pushtojë Ukrainën për disa ditë dhe të na ndajë ne. Në të dyja këto dështoi. Duhet të vazhdojmë të forcojmë sigurinë euroatlantike dhe sigurinë e Evropës” Përveç Rusisë – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – Stoltenberg përmendi edhe Kinën si sfidë për sigurinë e përbashkët të NATO-s dhe BE-së. Deklarata për bashkëpunim strategjik konfirmon rolin kyç të NATO-s si shtyllë e sigurisë kolektive euroatlantike, por edhe nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Bashkimit Evropian. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se NATO dhe BE janë rritur paralelisht dhe kanë plotësuar njëra-tjetrën përgjatë historisë. Aktualisht, nga 27 shtetet anëtare të bllokut evropian, 21 janë anëtare të NATO-s. Ky numër pritet të arrijë në 23 pasi Finlanda dhe Suedia të hyjnë në aleancë.

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB