Një nismë e re është ndërmarrë së fundmi nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, pasi Rusia shkeli hapësirën ajrore të një prej vendeve të NATO-s, Polonisë. Lajmi është bërë I ditur nga vetë Sekretari I Përgjithshëm I NATO-s, Mark Rutte, pasi dyshohet se shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia është bërë qëllimisht. Rutte e njoftoi këtë në një konferencë për shtyp me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën Alexus Grynkevich.