Top News – NASA ndalon kinezët…Nuk mund të punojnë në programet e saj hapësinore
12/09/2025 12:27

Agjencia hapësinore amerikane Nasa ka ndaluar qytetarët kinezë me viza të vlefshme amerikane të hyjnë në mjediset e saj, një veprim që në fakt i pengon ata të punojnë në një nga qendrat më të respektuara të kërkimit hapësinor. Shtetasit kinezë, të cilët mund të punonin në NASA vetëm si kontraktorë ose studentë që kontribuonin në kërkim, mësuan më 5 shtator se kishin humbur aksesin në sistemet dhe mjediset e NASA-s, raportoi Bloomberg duke cituar burime. Nasa më pas e konfirmoi këtë, duke thënë se shtetasve kinezë do t'u kufizohej përdorimi i "mjediseve, materialeve dhe rrjeteve" të agjencisë për të garantuar sigurinë e punës së saj. Programi hapësinor i përshpejtuar i Kinës ka alarmuar SHBA-në dhe ka ndezur garën mes dy ekonomive më të mëdha. Astronautët kinezë janë tashmë të përjashtuar nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor sepse Uashingtoni e ka ndaluar NASA-n të ndajë të dhënat e saj me Kinën. Kufizimi i fundit nga Nasa vetëm sa thellon rënien e bashkëpunimit shkencor mes dy palëve për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare. Ndërsa konkurrojnë për të fituar një avantazh teknologjik, Pekini dhe Uashingtoni janë bërë gjithnjë e më të kujdesshëm ndaj njëri-tjetrit. Ky dyshim e ka bërë më të vështirë për disa studentë kinezë, veçanërisht ata që studiojnë shkencë dhe teknologji, të marrin viza, apo edhe të hyjnë në SHBA, pasi të kenë siguruar një vizë. Kohët e fundit në SHBA ka pasur edhe disa raste të spiunazhit të dyshuar nga shtetas kinezë, dhe shkencëtarët në veçanti janë vënë nën skaner. Kina nuk i ka mbajtur sekret ambiciet e saj hapësinore, me Pekinin dhe Uashingtonin që konkurrojnë për të dërguar ekuipazhin e tyre në hënë.

Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
DIGITALB DIGITALB