Sali Berisha paralajmëroi një vjeshtë të nxehtë politike. Berisha - Shqiptarët në mënyrë përfundimtare i kanë dhënë verdiktin Edi Ramës. Vjeshta do të jetë vjeshta e temperaturave më të larta politike. Opozita do të jetë e tëra në misionin e saj, largimin sa më shpejt të Edi Ramës, qeverinë kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas kreut të PD, narkoshteti po shkërmoqet. Berisha - Po degradon! Pollet e fundit të bëra nga PS kanë një rënie katastrofale. Partia e krimit është rrokullisur në shifrat e saj në 29 përqind. Edhe këto, po të heqësh koeficientin e frikës, zbret edhe më poshtë. Ky nuk është një poll i bërë nga opozita, po ky është poll i brendshëm i vetë partisë së krimit. Edi Rama vetë qëndron nën partinë. Se atyre u thotë u tërheq unë. Kjo ka ngjallur një alarm të jashtëzakonshëm.