Bordi i Transparencës rishikoi me rritje çmimin e karburanteve, vetëm 24 orë pasi uli me 10 lekë naftën dhe benzinën me 8 lekë. Sipas vendimit të marrë të premten, në tregun e pakicës një litër naftë rritet nga 210 lekë që u caktua të enjten në 217 lekë të premten. Edhe çmimi i shitjes me pakicë i benzinës u rrit gjithashtu, ndonëse në shifra më modeste se nafta. Bordi caktoi që një litër benzinë të shitet me 176 lekë, nga 173 lekë që kishte vendosur një ditë më parë.