Çmimi i naftës mund të arrijë deri në 3 euro për litër në muajt e ardhshëm, nëse tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguria në Ngushticën e Hormuzit do të vijojnë. Paralajmërimi vjen nga Michele Marsiglia, presidenti i FederPetroli Italia, i cili e cilëson situatën si shqetësuese. Sipas Marsiglia-s, rritja nuk pritet të jetë e menjëhershme, por një skenar me çmime deri në 3 euro për litër mund të materializohet brenda disa muajsh nëse kriza gjeopolitike nuk qetësohet.