Industria shqiptare ka shënuar rritje në prodhimin e disa prej produkteve kryesore gjatë vitit 2025, por jo të gjithë sektorët kanë përfituar në vlerën e shitjeve. Të dhënat e INSTAT tregojnë një rritje të prodhimit të çimentos, betonit, kabllove elektrike dhe produkteve ushqimore, ndërsa nafta bruto dhe kromi kanë regjistruar rënie të ndjeshme. Prodhimi i çimentos Portland arriti në rreth 1.99 milionë tonë, teksa edhe industria ushqimore pati një ecuri pozitive. Rritje pati edhe prodhimi i sallameve dhe produkteve të ngjashme me mish.