Plazhi Huntington dhe ai Newport, në jug të Los Angelesit janë mbyllur pasi 480 mijë litra naftë u derdh në oqeanin Paqësopr duke dalë në brigje e duke shkaktuar dëme të rënda ekologjike. Nuk u bë menjëherë e qartë se nga ishte derdhur nafta, por zyrtarët besojnë se ka patur një carje në një tubacion që sillte naftë nga një platformë në det.