Nuk ka të ndalur rritja e çmimeve të karburanteve në vendin tonë, ndonëse qeveria tashmë prej muajsh ka ngritur një Bord Transparence, i cili si synim kishte mos lejimin e spekulimeve në treg dhe mbajtjen e cmimit nën kontroll sipas lëvizjeve në bursa. Në vendimin e fundit Bordi vlerësoi se duke filluar nga kjo e mërkurë, nafta dhe benzina do të tregtohen më shtrenjtë për drejtuesit e mjeteve.