“Na sheh nga Parajsa? Dhurata e fundit që më bëre, erdhi në jetë sot”! Bashkëshortja e mjekut hero, i pari që paralajmëroi për koronavirusin e ri në Wuhan dhe që humbi jetën pikërisht prej tij, ka dhënë lajmin e bukur. Djali i tyre i dytë lindi në një spital të këtij qyteti. Li Wenliang vdiq në fillim të shkurtit pas infektimit me Covid-19, kur e shoqja ishte shtatzënë. Li u kritikua ashpër për faktin që sipas autoriteteve vendase kishte “përhapur fjalë” duke paralajmëruar për një sëmundje të re misterioze në fundin e muajit dhjetor.