Bashkimi europian, duhet të përgatitet për një përkeqësim të marrëdhënieve me Rusinë. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë për Politikën e jashtme dhe sigurinë e BE, Josep Borrell. Për shkaqe si, situata e Ukrainës, burgosja e kritikut të Kremlinit, dhe disa skandaleve të tjera të spiunimit, tensionet mes bllokut europian dhe Moskës, janë cdo herë e më shumë në rritje – tha Borrell.