Teksa qëndron në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit, ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar komunikimin e tij të radhës me mbështetësit, nga dritarja e banesës së tij. Gjatë fjalës së tij ish-kryeministri nuk la pa përmendur as takimin e liderëve rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Sipas Berishës deklaratat e Ramës në konferencë mohojnë flamurin dhe simbolet e kombit, duke shtuar se ai ka vetëm një simbol dhe ligj që është ai i mafies.