Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, për të zbuluar dhe çuar para përgjegjësisë ligjore rastet abuzive në administratë. Përmes një njoftimi zyrtar, KLSH shprehet se garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në zgjidhjen e saj.