"Siguria europiane ka nevojë për Amerikën, Amerika ka nevojë për aleatë të fortë, dhe NATO mbetet ura e pazëvendësueshme që garanton lirinë, sigurinë dhe stabilitetin e komunitetit euro-atlantik.” Ky ishte mesazhi që përcolli forumi ndërkombëtar i sigurisë, organizuar në Tiranë nga kryetari i partisë republikane, Fatmir Mediu me mbështetjen e kryetarit të kuvendit, Niko Peleshi. Të pranishëm ishin përfaqësues të Parlamentit Britanik, Gjerman, Italian, Parlamentit Europian, Rumanisë, Bullgarisë dhe vendeve të Ballkanit, si dhe përfaqësues të Institutit Republikan Amerikan.