Youtuber-i i njohur i "Hidden Secrets" ka vizituar kryeqytetin shqiptar, ndërsa përmes rrëfimeve të tij ka vlerësuar mikpritjen dhe sigurinë që ka gjetur nga qytetarët. Në një nga episodet e videove të shpërndara prej tij, ka rrëfyer një episod të pazakontë, gjatë një shëtitje në zonën e Laprakës, dy persona vendas u dhuruan falas një paketë me lëndë narkotike. “Kjo është mikpritje e një niveli tjetër, Në Tiranë nuk ka shitës agresivë droge, por ta japin falas”, shprehet Youtuber-I në një nga postimet e tij, ndërsa shton se njerëzit janë tejet miqësorë dhe të sjellshëm.