Besimtarët myslimanë në mbarë vendin festuan këtë të hënë Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila simbolizon sakrificën, besimin dhe solidaritetin njerëzor. Që në orët e para të mëngjesit, mijëra besimtarë iu drejtuan xhamive dhe shesheve kryesore për të falur Namazin e Bajramit. Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur Namazin e Bajramit. Ndërsa shumë të tjerë në xhamitë e kryeqytetit. Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu bëri thirrje për më shumë dialog e mirëmuptim.