Pas refuzimit të ftesës për dialog, kryeministri Edi Rama replikoi në distancë me protestuesit më të zëshëm që kundërshtojnë investimin në zonën e Zvërnecit. Duke i konsideruar mysafirë të paftuar të natës, qytetarët që marshuan nga kryeministria drejt selisë së Partisë Socialiste, Rama bëri një krahasim me Greqinë e Gjermaninë.