Konferenca e Sigurisë në Mynih u zhvillua këtë vit nën hijen e tensioneve transatlantike, mes sinjaleve se Evropa po rishikon orientimin e saj strategjik dhe marrëdhëniet me Uashingtonin po ftohen. Liderët evropianë theksuan nevojën për më shumë autonomi dhe për ndërtimin e aleancave të reja.