Policia e Himarës ka vijuar kontrollet në subjektet që zhvillojnë aktivitete me muzikë përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë sezonit veror. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në zonat e Potamit dhe Dhërmiut, efektivët konstatuan se një bar në Potam vijonte aktivitetin me muzikë edhe pas mesnatës. Në momentin e verifikimit, subjekti po gjeneronte muzikë në kundërshtim me parashikimet ligjore.