Në simpoziumin e muzeve të mbajtur në Stamboll, Arkivat shqiptare kanë marrë për herë të parë ftesën për të aderuar në Këshillin Ndërkombëtar të Muzeve. Drejtuesit e muzeve më të mëdha botërore kanë vlerësuar me notë maksimale projektin e Muzeut Arkivor të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Kreu i këtij institucioni, Ardit Bido, shpalosi në punimet e këtij simpoziumi synimin për të krijuar një kompleks të mirëfilltë kulturor.