Pasi nisi të qarkullonte lajmi se Elon Musk kishte vendosur të pengojë një sulm të madh të ukrainasve ndaj flotës detare të Rusisë, menjehërë është shkaktuar zemërim në Ukrainë. Vetë këshilltari i lartë i presidentit ukrainas, Volodomyr Zelensky ka akuzuar miliarderin se ka ndihmuar rusët të vrasin fëmijët.