Pekini dhe Tajpei kanë reaguar pasi shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, tha se Tajvani duhet të bëhet zonë e posaçme administrative e Kinës. Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, deklaroi gjatë një interviste për Financial Times, se beson që dy qeveritë mund të arrijnë një marrëveshje “të arsyeshme dhe të pëlqyeshme”.