Miliarderi Elon Musk, i kërkoi së fundmi përdoruesve të Tëitterit të thonin mendimin e tyre për një plan për dhënien fund luftës së rusisë në Ukrainë, plan ky që u dënua menjëherë nga ukrainasit, përfshirë edhe presidentin Volodimir Zelenski, që u përgjigj me një sondazh të tijin... “Cilin Elon Musk pëlqeni më shumë, atë që mbështet Ukrainën apo atë që mbështet rusinë”... Musk, njeriu më i pasur në botë, propozoi zgjedhje të mbikqyrura nga Kombet e bashkuara në katër rajonet e pushtuara që Moska i aneksoi javën e kaluar pas atyre që ajo i quajti referendume. Votat u denoncuan nga Kievi dhe qeveritë perëndimore si të paligjshme. “Rusia ikën nëse ai është vullneti i popullit”, shkruajti Musk.