Numri i emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin nga Bjellorusia në Poloni, ka rënë për gati dy të tretat qëkur autoritetet polake kanë ndërtuar një mur përgjatë kufirit. Agjencia e kontrollit kufitar e Polonisë tha të hënën se ka regjistruar 1,766 përpjekje për të kaluar kufirin në mars. Në qershor, numri ra në 596, sipas një zëdhënësi të cituar nga agjencia e lajmeve AFP.