Projekti për “Murin e Gjelbër” vijon në Elbasan, me mbjelljen e pemëve, me qëllim rritjen e cilësisë së ajrit në qytet, por edhe në zonën industriale. Kyrebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, i cili mori përsipër këtë nismë, theksoi se qëllimi i Bashkisë është të krijoi një ambient dhe një ajër sa më të pastër në Elbasan. Bashkë me të ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i Albchrome Cemil Acar, i cili po ashtu theksoi rëndësinë e këtij projekti.