Muralja e futbollistit Lionel Messi, e realizuar nga artisti argjentinas me famë botërore Maximiliano Bagnasco në konviktet e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, të cilat shkruajnë se shqiptarët e njohin shumë mirë futbollistin argjentinas. The Associated Press i kushtoi një artikull të vecantë murales, duke përshkruar në detaje punimin, venndodhjen e saj, si dhe përmasat, 25 me 10 metra.