Top News – Municione, artileri e mjete të blinduara / SHBA nuk ndalet, armë të tjera për Ukrainën
22/05/2023 10:53

Paketa me vlerë 375 milionë dollarë përfshin municion, artileri dhe automjete të blinduara, tha Biden në përfundim të samitit të G7 në Hiroshimë të Japonisë. Ai e siguroi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski në një takim në kuadër të samitit të G7 se SHBA-ja po bën gjithçka ka në fuqinë e vet për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë. "Së bashku me të gjithë G7, ne mbështesim Ukrainën dhe premtojmë se nuk do t'ia kthejmë shpinën," i tha Biden Zelenskit. Presidenti rus Vladimir Putin nuk do ta thyejë këtë vendosmëri. Në takim Biden theksoi gatishmërinë e SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën që të ndërtojë në perspektivë afatgjatë mbrojtjen e saj kundër agresionit rus dhe si dhe aftësitë parandaluese, tha zyra presidenciale. Përveç kësaj Biden tha se bashkë me aleatët dhe vendet partnere do të mbështesin Ukrainën për të trajnuar pilotë ukrainas që të përdorin avionë luftarakë modernë perëndimorë të tipit F-16. Biden tha se Zelenski i kishte dhënë "garanci të pakushtëzuara" se Ukraina nuk do t'i përdorë avionë F-16 që po merr nga perëndimi për të depërtuar në territorin rus. Zelenski tha se ka besim se Ukraina do të marrë avionë F-16 nga Perëndimi. Kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi se vendi i tij do të fillojë trajnimin e pilotëve luftarakë ukrainas në verë. Megjithatë as Britania e Madhe dhe as Gjermania nuk kanë avionë luftarakë F-16 që dëshiron Ukraina. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha në Hiroshima se ai e sheh angazhimin e disa vendeve perëndimore për të trajnuar pilotët ukrainas për të përdorur avionët luftarakë F-16, kryesisht si një sinjal politik ndaj Rusisë se Perëndimi do të mbështesë Ukrainën në periudhë afatgjatë.

Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34