Demtimi i rëndë i tubit në rrjetin e ujësjellësit në Vlorë, ka shkaktuar problematika të mëdha në furnizimin me ujë, si pasojë qytetarët të revoltuar janë ngritur në protestë mbrëmjen e kësaj të diele dhe kërkojn zgjidhje sa më shpejt të situatës. Prej katër ditësh, qyteti i Vlorës përballet me mungesë të ujit të pijshëm, ndërsa prova e kryer pas riparimit të tubacionit nuk ka dhënë sukses dhe synohet që të gjendet zgjidhje edhe alternativë tjetër për të rikthyer shërbimin për qytetarët.