Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të enjte ka shpallur hapjen e procedurave për të aplikuar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese njoftoi mbarimin e mandatit të Përparim Kalos dhe rrjedhimisht edhe krijimin e vakancës me mandat të plotë. Në njofitmin e presidencës që bëhet vetëm 5 ditë përpara se Kushtetuesja të shqyrtojë apo jo shkarkimin e Presidentit, thuhet se Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese më datë 07 janar ka miratuar shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “Vakancës së plotë”, me mandat 9-vjeçar, që krijohet më 8 prill të këtij viti.