Turma të mëdha mbushën rrugët e qytetit të shenjtë të Mashhadit për varrimin e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Khamnei u varros në faltoren e Imam Rezait, vendi më i shenjtë për myslimanët shiitë në Iran, duke shënuar fundin e ceremonive gjashtëditore të zisë publike në pesë qytete në të gjithë Iranin dhe në Irakun fqinj. Varrimi erdhi pas një shkëmbimi sulmesh mes Iranit dhe SHBA-së që kërcënon të prishë një marrëveshje paraprake për t'i dhënë fund luftës. Më herët, Garda Revolucionare e Iranit akuzoi SHBA-në për bombardimin e dy urave në linjën hekurudhore nga kryeqyteti, Teheran, në Mashhad gjatë natës "në një përpjekje për të penguar" funeralin.