Top News – Mungesë karburanti, rritje çmimi/ Zyrtarët në SHBA-nuk ka vend për panik
12/05/2021 12:04

Qeveria amerikane po kërkon të sigurojë përdoruesit e karburanteve në vend se brenda disa ditësh do të rinisë funksionimi i një tubacioni kritik në vend, të mbyllur pas një sulmi kibernetik pas të cilit dyshohet se qëndron Rusia. Incidenti ka shkaktuar panik lidhur me mungesën e benzinës në treg. Sekretarët amerikanë të energjisë e për çështje të sigurisë kombëtare dolën përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të martën pasdite në një përpjekje për të zbutur shqetësimet ndërsa çmimet e karburantit po ngrihen në nivele që nuk janë parë prej vitesh. Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm pranoi se disa guvernatorë të shtetesh janë të shqetësuar se pikave të karburantit po u mbarojnë furnizimet. Ajo u tha gazetarëve se shtetet e Karolinës së Veriut dhe Jugut, Tenesi, Xhorxhia dhe Virxhinia kanë patur ndikimin më të madh nga mbyllja e tubacionit rreth 9,000 kilometra të gjatë. Të martën Guvernatori i Virxhinias Ralph Northam, shpalli gjendjen e emegjencës sikurs edhe Karolina e Veriut. Të mërkurën pasdite pritet të merret një vendim për rifutjen në punë, të gazsjellësit Kolonial, me seli në Xhorxhia, por zonja Granholm tha se megjithatë do të duhen disa ditë që të nisë të funksionojë. Sipas saj kompania veproi me përgjegjësi, sipas Granholm, duke ndalur punën e tubacionit për të shmangur në këtë mënyrë një kërkesë të hakerave për paguar para. Qeveria dhe shtetet amerikane po ndërmarrin një numër veprimesh të përkohshme dhe po konsiderojnë të tjera për të lehtësuar furnizimin me karburant të avionit. Disa taksa mbi karburantin janë pezulluar. Po kështu po shqyrtohet edhe një mundësi për të lejuar anijet e huaja të transportojnë karburant, gjë që do të kërkonte një përjashtim nga ai që njihet si Akti Jones, sipas të cilit të gjitha mallrat e transportuara mes porteve brenda vendit duhet të transporton nga anije amerikane.

Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59