13 vite pas humbjes së djalit të tyre, gjatë një ndërhyrjeje estetike në qepalla në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, familja e Denis Almadhit vazhdon të kërkojë drejtësi dhe transparencë. Ajo që duhej të ishte një ndërhyrje rutinë, përfundoi në mënyrë tragjike për 11-vjeçarin, duke u kthyer sot në simbol të dështimit të drejtësisë shëndetësore në Shqipëri.