‘Rreziku i vërtetë i një luftë të re botërore nuk vjen dhe aq shumë nga Rusia, sesa nga tensionet midis Kinës dhe SHBA-së në rajonin e Paqësorit.’ Kështu u shpreh analisti Alessandro Politi, njëkohësisht dhe drejtor i Fondacionit të Mbrojtjes së NATO-s bë një intervistë për gazetën italiane ‘Il Giornale’. Politi shprhet se nëse SHBA dhe Kina nuk negociojnë seriozisht për mosmarrëveshjet mes tyre, rrezikojmë të futemi në një luftë të re botërore për Paqësorin. “Në Evropë ka një detonator, por në Paqësor ndodhen ngarkesat kryesore shpërthyese” shprehet drejtori i Fondacionit të Mbrojtjes së NATO-s.