Top News/ Mundësia e fundit për fundin e luftës/ Blinken, presion nga Izraeli-‘O sot, o kurrë’
19/08/2024 12:22

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të hënën në Izrael se negociatat që po zhvillohen për armëpushim në Gaza, janë “ndoshta mundësia e fundit” për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. “Ky është një moment vendimtar, ndoshta më i miri, ndoshta i fundit për të kthyer pengjet në shtëpi, për të arritur armëpushim, dhe për të hyrë në rrugën e duhur për paqe të qëndrueshme dhe siguri”, tha Blinken pas takimit me presidentin izraelit, Isaac Herzog. Diplomati i lartë amerikan tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden e ka dërguar atë në Izrael “për të arritur këtë marrëveshje”. “Është koha që të përfundohet kjo punë. Po ashtu, është koha që të sigurohemi që askush të mos marrë hapa që mund të dëmtojnë procesin”, tha Blinken. “Ne jemi duke punuar që të garantohemi se nuk ka përshkallëzim, nuk ka provokime, që nuk ka veprime që mund të largojnë nga arritja e kësaj marrëveshjeje, apo që të përshkallëzohet konflikti në vendet tjera, me intensitet më të lartë”. Blinken, në vizitën e tij të nëntë në Lindjen e Mesme prej sulmit të Hamasit më 7 tetor në Izrael, pritet të takojë edhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Sekretari amerikan i Shtetit e ka cilësuar situatën aktuale si të “tensionuar” në Izrael dhe ka paralajmëruar kundër ndonjë veprimi që mund t’i rrisë tensionet, pas kërcënimeve të Iranit dhe grupit të armatosur libanez, Hezbollah, për t’u hakmarrë ndaj vrasjeve të kryera së fundmi ndaj dy liderëve militantë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20