Ashtu si shumica e profesioneve dhe gazetaria është prekur nga Inteligjenca artificiale. Kjo e fundit paraqet kërcënim, por edhe mundësi për profesionin e gazetarëve. Studimi, i kryer nga Nisma për Inteligjencën Artificiale e Shkollës Ekonomike të Londrës, anketoi mbi 100 media nga 46 shtete lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë që lidhet me të. Sipas anketsës gjysma e të anketuarve janë shprehur se kanë shqetësime në punën e tyre nga Inteligjenca artificiale.