Nëse keni kaluar një ditë të vështirë në punë, atëherë mund të ngushëlloheni se ka edhe më keq. Një zyrtar i bankës amerikane Citibank ka miratuar disa muaj më parë transferimin e gabuar të rreth 1 miliardë dollarëve, dhe gjykata ka thënë se institucioni mund të marrë mbrapsht vetëm gjysmën e tyre. Një gjykatë vendore amerikane tha se megjithese kuptohet që është “një nga gafat më të mëdha në historinë e bankave” institucioni nuk mund të pretendojë kthimin e të gjithë parave të dërguara gabimisht te kompania huadhënëse kozmetike. Citibank është ndërmjetëse e huave per kompaninë në fjalë dhe po tentonte të dërgonte te partnerja e saj 8 milionë dollarw në pagesa interesi, raporton CNN.