Top News/ ‘Mund të thyejë dhëmbët’. Serbët kërcënojnë zv.kryeministrin shqiptar në Mal të Zi
25/10/2024 11:53

Fronti Demokratik prorus në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin shqiptar, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria, pasi ai kundërshtoi nismat për përfshirjen e dyshtetësisë dhe të serbishtes si gjuhë zyrtare. “Ne, me dashamirësi, e këshillojmë Gjeloshajn që ta pranojë realitetin social në Mal të Zi dhe të mos përpiqet të na i mohojë të drejtat që i kanë të gjithë të tjerët... sepse nëse kafshon shumë, mund t’i thyejë dhëmbët”, thuhet në komunikatën e DF-së, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar. Zëvendëskryeministri Gjeloshaj, njëherësh edhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, ishte në Uashington, ku nënshkroi Memorandumin për Bashkëpunim Strategjik Ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA-së në momentin e lëshimit të kësaj deklarate. Ai reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai tha se pas këtij kërcënimi ndodhet kreu i parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiç. Gjeloshaj tha se këtij kërcënimi do t’i japë përgjigje konkrete, duke paralajmëruar ngritjen e një padie në gjykata. Ndërkohë, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, Gjeloshaj tha se iniciativat e serbëve për ndryshimin e Ligjit për shtetësinë malazeze dhe për miratimin e Ligjit për agjentët e huaj - sipas modelit të ligjit rus - kanë për qëllim ngadalësimin e rrugës evropiane të Malit të Zi.

Top Channel/ “Idiot”! Avokatët reagojnë ashpër pas fyerjes së prokurorit në sallën e gjyqit
12/07 21:17
Top Channel/ Molotov e përplasje! Ç’ndodhi në ditën e 6 të aksionit në Theth
12/07 19:36
Top News – FNSH e RENEA në Theth. Vijon rezistenca e banorëve, krah tyre deputetët e opozitës
12/07 19:26
Top News – Aksident i frikshëm në Bulqizë. Përplasen dy makina, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët
12/07 19:23
Top Channel/ Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
12/07 17:02
Top Channel/ “Idiot”, reagon ashpër Dhoma e Avokatisë ndaj sjelljes së prokurorit të SPAK
12/07 15:15
Top Channel/ Kokainë dhe korrupsion, burg për të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK
12/07 15:13
Top Channel/ Ambasadori izraelit i energjisë: Të tjerët kanë frikë ta sulmojnë, por jo ne
12/07 15:11
Top Channel/ Aksioni i IKMT bashkë me policët, mjetet e rënda u sulmuan me bomba molotov
12/07 15:09
Top Channel/ Përplasje mes banorëve të Thethit, dhe policinë, shkon edhe Bardh Spahia
12/07 15:07
Top Channel/ “Jo më qumësht dhe mish pa faturë”, ministrat dalin në terren pasi urdhrit të Ramës
12/07 15:06
Top Channel/ Tensione në Theth, Luçiano Boçi: Drejtori më tha të marr zvarrë
12/07 15:05
Top Channel/ Pezullohen kontrollet e AKU. Të gjithë inspektorët në vetting
12/07 15:04
Top Channel/ Agravon përplasja e banorëve të Thethit me forcat e policisë, ndërhyjnë Boçi e Spahia
12/07 15:03
Top News- ‘Iu tërheq zvarrë’, përfaqësues nga opozita përplasen me drejtuesin e Policisë në Shkodër
12/07 15:01
Top News – Ndërron jetë në Shqipëri, Werner Daum. Ambasadori që hapi dyert e Europës për shqiptarët
12/07 15:00
Top Channel/ “Shqipëria, vendi qe adhurova”: Erdhi pas 35 vjetësh, vdes ish ambasadori gjerman!
12/07 14:59
Top Channel/Mbrojtja e konsumatorit, Ministrat Denaj dhe Malaj takime ndërgjegjësuese me biznesin
12/07 14:21
Top News- SPAK/ Mbeten në burg 7 personat e arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, emrat
12/07 14:07
Top News- RENEA ‘zbarkon’ në Theth / Mbështet aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje
12/07 14:06