Presidenti rus Vladimir Putin prej më shumë se një muaji ka qenë kryefjala e mediave të huaja dhe jo vetëm, për shkak të luftës që ai i shpalli Urainës. Si i tillë, shpesh herë media të shumta i kanë kushtuar atij një artikull për konfliktin e paprovokuar në Ukrainë, për jetën e tij private si dhe për familjen që gjithmonë e ka mbajtur shumë të fshehur. Së fundmi e përditshjma britanike ‘Daily Mail’ ka shkruar një artikull për presidentin rus, të shoqëruar edhe me një sërë fotosh, ku shfaqet Putin në fëmijërinë e tij. Nga adoleshenti romantik te njeriu që mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore, është ky titulli i artikullit të përgatitur nga Daily Mail.