Top News – Mund të godasin Tokën pa u pikasur / Asteroidët, NASA zbulon ‘zonën e rrezikut’
17/01/2022 15:29

Astronomët kanë identifikuar një zonë rreziku, nga e cila, asteroidë potencialisht shkatërrimtarë mund të arrijnë tokën, të papikasur. Shkencëtarët e financuar nga NASA zbuluan se objektet qiellore që afrohen nga lindja, në qiellin e natës, mund të duken të qëndrueshëm për shkak të rutinës së përditshme të rrotullimit të tokës dhe udhëtimit të saj përreth diellit. Kjo do të thotë se ata nuk pikasen nga rrjeti i teleskopëve të kompjuterizuar që kanë si detyrë të gjurmojnë kërcënime të tilla. Kërkimi është zhvilluar pasi komuniteti astronomik u shokua në 2019-ën nga një përplasje e evituar për fije të perit, në të cilën një asteroid thuajse 100 metra, kaloi pranë tokës në një largësi prej 70 mijë kilometrash. Ai u pikas vetëm 24 orë para arritjes në këtë distancë. Kongresi amerikan i ka vendosur NASA-s detyrën e identifikimit të 90 për qind të asteroidëve me diametër 140 metra ose më të madh, një përmasë kjo që do të mund të shkatërronte një rajon apo një qytet nëse do të godiste tokën. Agjencia ka nisur ndërkohë edhe punën për gjetjen e metodave që do të parandalonin incidente të tilla. Vitin e kaluar ajo nisi një mision eksperimental që ka për qëllim të bombardojë një trup qiellor për të zbuluar nëse kjo do të devijojë kursin e tij.

Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55