Top News – Mund të godasin Rusinë dhe Kinën, SHBA vendos raketa Typhon në Filipine
24/01/2025 14:51

Sistemet amerikane Typhon, që mund të lëshojnë raketa që arrijnë deri në mijëra kilometra larg, janë vendosur në Filipine dhe do të qëndrojnë atje për momentin, tha të premten këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit të vendit Ferdinand Marcos Jr. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Eduardo Ano u tha gazetarëve se raketat amerikane do të qëndrojnë në brigjet e Filipineve "për momentin", një ditë pasi Reuters raportoi se lëshuesit u zhvendosën në një vend të ri brenda ishullit Luzon nga bazaa ajrore Laoag në veri. Ushtria filipinase tha po ashtu të premten se vendosja e raketave me rreze të mesme veprimi ishte në përputhje me lidhjet e hershme të mbrojtjes mes SHBA-së dhe Filipineve. “Objektivi kryesor i këtij dislokimi është që të forcojë gatishmërinë ushtarake të Filipineve, të përmirësojë njohjen dhe ndërveprimin tonë me sistemet e avancuara të armëve dhe të mbështesë sigurinë rajonale”, tha në një deklaratë zëdhënësi i forcave të armatosura. Prania e armëve në territorin e Filipineve u prit me reagime të ashpra nga Kina, kur ato mbërritën për herë të parë në prill 2024 gjatë stërvitjeve ushtarake. Pekini akuzoi Filipinet të enjten për krijimin e tensioneve dhe konfrontimit në rajon, duke i kërkuar vendit që të "korrigjojë praktikat e tij të gabuara". Sistemet Typhon mund të lëshojnë raketa deri në mijëra kilometra larg, përfshirë raketat e lundrimit Tomahaëk, të afta të godasin objektivat si në Kinë ashtu edhe në Rusi nga territori i Filipineve. Raketa SM-6 që këto sisteme mbartin, mund të godasë objektivat ajrore ose detare më shumë se 200 km larg.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55